Të darkosh me burrin dhe ish-të dashurin? Aktorja e njohur nuk e ka aspak problem

by admin
Spread the love

Shoqëri mes ish-partnerësh? Një marrëdhënie jo e zakontë pasi çiftet e ndara zakonisht preferojnë t’i  shkëpusin kontaktet me njëri-tjetrin.

Por, mesa duket për aktoren Hilary Duff nuk ka asgjë të keqe të darkosh së bashku më ish-të dashurin dhe bashkëshortin në të njëjtën tryezë.

Hilary Duff dhe partneri i saj, Matthew Koma janë parë teksa shijonin një darkë gjatë fundjavës që lamë pas me ish-të dashurin Nicole Richie dhe gruan e tij Joel Madden. Të dy çiftet shoqëroheshin nga vokalisti i ‘Fall Out Boy’, Pete Wentz dhe e dashura  Meagan Camper si dhe krijuesi i shtëpisë diskografike ‘Pulse Music Group’ së bashku me gruan, Jina.

Ky i fundit ndau një story në ‘Instagram’ teksa shiheshin të gjithë krahë partnerëve të tyre. Grupi dukej se po kalonin një kohë shumë të mirë së bashku. Ylli i “How I Met Your Father” dhe rokeri i njohur i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumë kohë më parë pas 2 vitesh lidhje. Zërat për një lidhje të mundshme mes tyre nisën në vitin 2014 kur ata ishin në një moshë fare të re. Hilary Duff u shpreh në një intervistë asokohe se marrëdhënia me yllin e rrokut ishte mjaft e vështirë për tu mbajtur dhe e konsumuar. Epo rëndësi ka që kanë mbetur miq të mirë.


You may also like