Taylor Swift, probleme serioze me ligjin, kënga më e dëgjuar është e vjedhur

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, do të përballet me seanca gjyqësore pasi është akuzuar se ka vjedhur tekstin e këngës së saj hit “Shake it off”.

Një gjykatës amerikan ka refuzuar kërkesën e Swift që çështja të pushohej me arsyetimin se një juri ka zbuluar se kënga kopjonte “Playas Gon’ Play”, një këngë e publikuar nga grupi i vajzave 3LW në vitin 2001.

Të dyja këngët përmbajnë variacione në rreshtat “lojtarët do të luajnë ” dhe “urrejtësit do të urrejnë”.

Gjykatësi i rrethit, Michael Fitzgerald fillimisht e kishte hedhur poshtë padinë në vitin 2018, duke thënë se tekstet ishin shumë “banale” për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit, por kantautorët e “Playas Gon’Play”, Sean Hall dhe Nathan Butler e apeluan vendimin, duke kërkuar një gjyq dhe dëmshpërblim të paspecifikuar, derisa një gjykatë federale e anuloi vendimin në tetor të vitit 2019.

Kënga e 3LW ishte renditur në vendin e 21 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e 81 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse, “Shake It Off” e Taylor Swifit kishte arritur në vendin e dytë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e parë në SHBA si dhe është kënga më e shitur në karrierën e saj./revistawho.com

You may also like