Taulant Balla: Nëse niveli i ujit nuk bie do të bëhet evakuimi i banorëve më në rrezik në Fier

by admin
Spread the love

Fieri është dhe qarku më i prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin tonë në orët e fundit, e ndjekur nga adër situatën është Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i shoqëruar nga drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla.

Subashi në fjalën e tij ka bërë me dije se kanë bërë thirrje banorëve për evakuuim por shumë prej tyre nuk kanë pranuar.

Mundohemi që të mos ngremë alarm, por kur themi që duhet të fillojë evakuimi duhet të ndodhe dhe jo të mos e zbatojnë”, ka thënë ai.

Ndërkohë nga ana tjetër Balla është shprehur se gjendja është e përballueshme dhe që në mesditë presin dhe një përmirësim të kushteve atmosferike.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse nuk do të ketë rënie të nivelit të ujit do të bëhet me ndihmë të ushtrisë, evakuuimi i atyre banorëve që janë më në rrezik.

“Qoftë drejtoria e përgjithshme e Emergjencave civile dhe prefektura dhe bashkia e Fierit kanë njoftuar prej dy tre ditësh situatën që parashikohej, por siç tha dhe zoti Çako është prurja më e madhe në 50 vjet. Në 2017 ura e Mifolit u kalua nga uji, por shpresojmë që niveli i ujit të bie në orët në vijim, dhe në komunikim me forcat e ushtrisë nëse nuk do të kemi rënie të nivelit të ujit bashkë me forcat e ushtrisë do të bëjmë dhe evakuimin e banorëve dhe pse nuk përbën rrezik për momentin. Gjithashtu do të përpiqemi që të shpëtojmë dhe të gjithë bagëtitë që ndodhen në rrezik. Investimet në katër vite po e tregojnë efektin, pasi me këtë nivel prurjesh do të kishim përmbytje shumë më shumë se në 2017. Natyra është e paparashikueshne, dhe duhet të dimë që në Vjosë derdhet një pjesë e madhe e ujërave të ardhura jo vetëm nga zonat përreth por dhe nga Greqia”, ka thënë Balla.

You may also like