Taulant Balla merr fjalën në Kuvend dhe jep lajmin e rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE

by admin
Spread the love

Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndër qeveritare. Lajmi është dhënë nga kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë ndërqeverisë mes Shqipërisë dhe BE”, tha Balla.

“Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt”, shtoi Balla.

You may also like