Tashmë është zyrtare, Ruud van Nistelrooy do të jetë trajneri i ri i PSV

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Ashtu si pritej, Ruud van Nistelrooy do të jetë trajneri i ri i PSV Eindhoven nga sezoni i ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Kështu duke nisur nga 1 korriku, 45-vjeçari do të ulet në krye të stoli të PSV. Ai do të zëvendësojë Roger Schmidt i cili e ka konfirmuar largimin e tij nga gjigantët holandez që në muajin shkurt.

Aktualisht van Nistelrooy është trajner i skuadrës së 21-vjeçarëve të PSV. Ndërkohë që më parë ai ka trajnuar edhe U-18 dhe U-19. Van Nistelrooy ka qenë gjithashtu edhe zëvendës trajner i Holandës në kohën kur Frank de Boer ishte në krye të stolit. /oversport.tv

Foto: PSV, Twitter

You may also like