Tashmë është zyrtare, Juventusi prish kontratën me Aaron Ramsey

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi largon zyrtarisht Aaron Ramsey. Pas shumë tentativash për të sistemuar mesfushorin në një ekip të ri, bardhezinjtë kanë vendosur të prishin kontratën me Ramsey.

Ka qenë vetë klubi nga Torino që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Është zyrtare prishja e kontratës që mbante të lidhur Aaron Ramesy me Juventusin” shkruhej në postimin e bardhezinjve.

Kështu, Juventusi “heq qafe” një nga mesfushorët e padëshiruar në skuadër. Përveç Ramsey, nuk është në planet e Allegrit as mesfushori Arthur, ndërsa Juventusi po negocion për të afruar Paredes. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like