Tashmë është zyrtare, Gleison Bremer është lojtar i Juventusit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Gleison Bremer është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Ka qenë vetë klubi bardhezi që ka publikuar lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Bremer ka firmosur me “Zonjën e Vjetër” një kontratë që do ta mbajë lidhur deri më 30 qershor 2027.

Në arkat e Torinos sakaq do të shkojnë rreth 50 milionë euro. Juventusi do të paguajë 41 milionë euro menjëherë, si dhe 8 të tjera në formë bonusesh. /oversport.tv

Foto: juventus.com

You may also like