Tashmë është zyrtare: Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United

by admin
Spread the love

Lajmi kishte disa javë që qarkullonte, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi: Erik ten Hag do të jetë trajneri i Manchester United sezonin e ardhshëm.

Holandezi ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2025 për të rikthyer “djajtë e kuq” në majën e Premier League dhe të Europës, me një opsion për të rinovuar edhe një sezon tjetër.

Klubit anglez nuk i është dashur që të paguajë klauzolën e kontratës për ta liruar nga Ajax, sepse ka gjetur një marrëveshje me klubin holandez.

Para se të merrte drejtimin e Ajax, ten Hag ka punuar në krah të Guardiolës te Bayerni, prandaj nga sezoni tjetër në derbin e Mançesterit, do të ketë edhe një sfidë brenda sfidës.

Tekniku ka bërë një paraqitje shumë të mirë që kur erdhi tek Ajax në vitin 2017, ku përveç lojës së bukur sulmuese ka arritur të fitojë edhe dy kampionate në Holandë dhe është shumë pranë titullit të tretë këtë sezon. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like