Tashmë është zyrtare, Darwin Nunez tranferohet te Liverpool për 100 milionë euro

by admin
Spread the love

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Ashtu si pritej, Darwin Nunez është zyrtarisht një lojtar i Liverpool. Lajmin e ka bërë të ditë vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Në të thuhej se sulmuesi uruguaian ka firmosur me Liverpoolin pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore. Ai është transferuar nga Benfica drejt Anglisë për shumë e 100 milionë eurove.

80 do të paguhen menjëherë, ndërsa 20 milionë të tjera do të paguhen në formë bonusesh. Nunez ka zgjedhur gjithashtu edhe numrin që do të mbajë veshur në fanellë. Do të jetë numri 27. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like