Tare gati t’i plotësojë një dëshirë Sarrit, arrihet marrëveshja me një sulmues

by admin
Spread the love

Maurizio Sarri kërkon disa afrime të reja në merkaton e verës ku në listë figuron edhe një zëvendësues i Ciro Immobile. Sipas asaj që raporton “Secolo XIX”, tekniku italian i ka bërë të ditur Igli Tares dhe Caludio Lotitos se dëshiron që Frencesco Caputo të jetë zëvendësuesi i Immbolie.

Nga ana tjetër, Sarri thërret dhe Igli Tare përgjigjet. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, Tare duket se ka gjetur edhe një marrëveshje me Sampdorian për të afruar Caputon. Ky i fundit nuk bën më pjesë e projektit të ri që pritet të zhvillojë Sampdoria.

Për sa i përket tratativave Lazio ka gjetur edhe marrëveshjen për shumën që do të paguajë për Caputo. Bëhet fjalë për 3 milionë euro që kryeqytetasit do të derdhin në arkat e Sampdorias për të marrë shërbimet e sulmuesi veteran italian. /oversport.tv

You may also like