Tardelli: Romën e mban në këmbë Zaniolo, është normale ta kërkojnë të gjithë

by admin
Spread the love

Ditët e fundit lajmi se Nicolo Zaniolo është pranë marrëveshjes për një transferim te Juventusi ka bërë bujë. Mendohet se talenti italian nuk do të rinovojë me Romën dhe për rrjedhojë është në kërkim të një ekipi tjetër për sezonin e ardhshëm.

Për të komentuar këtë gjë ka folur edhe ish-lojtari i Juventusit dhe Interit, Marco Tardelli. Ai foli gjatë emisionit Domenica Sportiva, ku ndër të tjera komentoi edhe peshën që Zaniolo ka për ekipin e Romës.

“Zaniolo është një lojtar që të gjithë e duan. Është i ri dhe ka kualitete të mëdha. Rrjedhimisht, Juventusi po e kërkon atë, por nuk është vetëm Juventusi. Për momentin Roma është në këmbë sepse Zaniolo është në këmbë.” /oversport.tv

You may also like