Taravari shpalos programin presidenciale, përbëhet nga katër shtylla

by admin
Spread the love

Kandidati për president nga radhët e VLEN-it Arben Travari shpalosi sot platformën e tij ëpr president e cila siç u shpreh ai përbëhet nga katër shtylla: Maqedonia e Integruar në rajon dhe Evropë, Maqedonia prodhues e sigurisë, sundimi i së drejtës dhe demokracia konsensuale.
“Sot jetojmë në një kohë të pakohë, sapo kemi dalë nga një pandemi që morri jetën e miliona njerëzve dhe solli ekonominë pranë kolapsit. Jetojmë në kohën e invazionit rusa ndaj shtetit sovran të Ukrainës, në kohën e turbullirave gjeopolitike të cilat kanë për qëllim të shembin vlerat demokratike dhe të rrënojën institucionalisht shtetet tona edhe ashtu të brishta. RMV ja ka nevojë më shumë se kur të udhëhiqet nga njerëz me kredibilitet moral dhe vizion të qartë për ndryshim”, deklaroi Taravari.

“Unë Arben Taravari para jush do të shpalos vizionin tim të cilën ekipi imë e ka përmbledhur në platformën time presidenciale, për të cilën do të kërkojë mbështetjen e të gjithë qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Platforma ime paraqet navigim në këto kohë të turbullta në të cilat presidenti i shtetit duhet të jetë aktor proaktiv në përballje me sfidate njohura dhe të panjohura. Platforma bazohet në katër shtylla: Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë; 2 Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë; 3 Maqedonia e Veriut shtet i së drejtës dhe 4 Maqedonia demokraci konsensuale”, deklaroi Taravari, kandidat për presidnet i VLEN-it.

MARKETING



You may also like