Taravari pro zgjedhjeve të dyfishta: Si shtet i vobegët nuk na duhen dy palë zgjedhje

by admin
Spread the love

Arben Taravari, kryetar i ASH-së, i qendron idesë së tij të mëparshme që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale.

Sipas tij, dy janë arsyet pse duhet të mbahen zgjedhje të dyfishta, e para për shkaqe financiare dhe e dyta që mos nxirret popullata brendas disa muajsh dy herë për të votuar.

“Unë e kam thënë edhe më para se si shtet i vobegët nuk na duhen dy pale zgjedhje. Unë jam ithtarë i asaj që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Nuk mendoj se ka edhe populli por edhe partitë politike kondicion që brenda dy-tre muajsh të mbahen dy palë zgjedhje”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Sipas Taravarit për zgjedhje të dyfishta do të duhet koncensus mes të gjitha subjekteve politike të vendit.

You may also like