Taravari: Nuk ka patur ndikime nga jashtë në vendimin që kam marrë, por ka ndikuar votuesi, përkrahësi i ASH-së!

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar akuzat e Ziajdin Selës, se vendimin që ka marrë e Taravari, është për shkak ndikimit që ka patur nga dikush jashtë, tha se nuk është e vërtetë dhe se mbi gjitha tek ai ka ndikuar votuesi, anëtarësimi dhe përkrahësi i ASH-së.
“Kam patur takim edhe me kryeministrin Rama dhe kryeministrin Kurti, bile një takim ishim së bashku. Kryesisht qëndrimet e dy kryeministrave shqiptar janë me një vijë, janë të dyja që Maqedonia me çdo kusht duhet ta vazhdon rrugën evropiane. Duhet të përkrahet çdo qeveri që do ta vazhdojë këtë rrugë. Të dy kryeministrat kërkonin stabilitet, ne si shqiptar ti japim stabilitet shtetit ngase ashtu i ndihmojmë edhe Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Taravari, duke shtuar se nuk ka patur insistim nga të dytë se cilin vendim do ta merr.
Ai thotë se deklaron me përgjegjësi të plotë se nuk ka patur ndikime të jashtme.

MARKETING



You may also like