Taravari: Nëse ata kërkojnë raund të dytë ne do të triumfojmë edhe më shumë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Gostivarit, Arben Taravari në rrjetin social facebook ka shkruar se me shumë mundësi fitorja do të arrihet që në rrethinë e parë, por se janë të gatshëm që të shkojnë edhe në raundin e dytë.

“Gostivaras!

Ju mbrëmë keni shkruar historinë me votën tuaj! Pavarsisht të gjitha manovrave që po përdoren për të kthyer verdiktin tuaj, nuk po ja dalin dot!

Me shumë mundësi do të arrijmë të mbajmë raundin e parë por edhe nëse ata do të kërkojnë raund të dytë, ne do të Triumfojnë edhe Më Shumë!

Të gjithë Baraz, të gjithë Gostivaras!”, ka shkruar Taravari, përcjell SHENJA.

You may also like