Taravari: Ky projekt është një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e RMV-së

by admin
Spread the love




Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të tha se ky projekt është një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

“Një thënie thotë një shtet është i zhvilluar sa ka rrugë, apo një tjetër, mbretëresha e komunikimit janë rrugët. Nisur nga kjo, kjo është shumë e rëndësishme për rajonin por edhe për Maqedoninë e Veriut. Nëse nisemi se ky projekt apo korridori 8 nuk i lidh vetëm qytetet por edhe shtetet, është një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e RMV-së. Shpresoj që kompania e cila e ka marrë punën do ta bëj punën ashtu sic bisedohet se janë një ndër kompanitë më të mira që bëjnë rrugë në rajon, ashtu të ndodh dhe sa më shpejt ta shijojmë këtë rrugë”, tha Taravari, raporton SHENJA.

 


You may also like