Taravari: Kush akuzon? BDI e “zjarrit” apo e “tenderit”

by admin
Spread the love

Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit. Kështu thuhet nga BDI, Dega në Gostivar. Nga aty thonë se pushteti lokal, obligohet që nga 15 tetori deri 15 prill të vitit të adhshëm të mundëson sezonin e ngrohjes në objektet shkollore, me atë që paraprakisht të ketë realizuar procedurën e furnizimit me lëndë djegëse.

“Edhe pse e obliguar që nga 15 tetori të fillon me sezoni i ngrohjes, komuna e Gostivarit ende nuk e ka bërë këtë, duke lënë nxënësit dhe mësimdhënësit që në temperatura të ulëta, sidomos në orët e para të ndërrimit të paraditës dhe orët e fundit të ndërrimit të pasditës, të realizojnë procesin edukativo – arsimor. Ftojmë drejtuesit e komunës që sa më shpejt t’i japin fund neglizhencës, dhe urgjentisht të furnizojnë objektet shkollore me lëndë djegëse”, thuhet në reagimin e BDI-së, Dega në Gostivar.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në përgjigjen e tij pyeti se cila BDi akuzon “ajo e zjarrit apo e tenderit”. Pastaj shtoi se nuk dinë cilën ta dëgjojnë, ministrin e ekonmisë, Kreshnik Bekteshin që dje e akuzoi pushtetin lokal të Gostivarit se ka devijuar nga kursimi i energjisë elektrike apo BDI e Gostivarit e cila kërkon nxemje nëpër shkolla kur jashtë temperaturat shënojnë 20 gradë.

“Tash e mendoj dega e Gostivarit është e zjarrit apo e tenderit! Bekteshi doli dje dhe tha se shumë harxhojmë, sot këta dalin dhe thonë se nuk harxhojmë. Ne i dëgjojmë rekomandimet që vijnë prej qeverie, në ditët kur është koha e mirë nuk i harxhojmë derivatet e naftës dhe energji elektrike dhe në bazë të kërkesave apo të kohës, në bazë të temperaturës në ambinetet e jashte ashtu edhe harxhojmë derivate. Qëllimi është të kursejmë sa më shumë. Kështu do të vazhdojmë se sido që të jetë koha periudhën e ardhshme dhe siç shihet edhe 6-7 ditët në vijim do të jetë mbi 20 gradë Celsius dhe kjo është standard botëror e jo se ne diçka kemi zbulura, por qëllimi është të kursejmë sa më shumë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Taravari tha se nëpër shkolla aktualisht ka nxemje dhe e njejta do të lëshohet kur temperaturat të bien.

“Aty ku ka nevojë ka, kemi rezervuare të plota me derivate të naftës, kemi energji elektrike, por mundohemei të kursejmë maksimalisht dhe absolutisht që ka nxemje. Mundohemi aty ku nuk ka nevojë të reacionalizojmë dhe nëpër plotë shkolla mësohet vetëm me një ndërrim kështu që edhe më tej do të mundohemi të kursjemë maskimalisht sa të mundemi”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Nga BDI e Gostivarit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer obligimet financare përmes bllok dotacioneve, por Pushteti lokal nuk është i aftë të realizon procedurën tenderike në afatet e parapara. Sipas tyre koston nga neglizhenca dhe papërgjegjësia e pushtetit lokal, e paguajnë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ditë më parë parë nga Sektori për Financa pranë Komunës së Gostivarit theksuan se bllok-dotacionet nga MASH nuk mjaftojnë dhe një pjesë të shpenzimeve nëpër shkolla mbulohen nga arka a komunes.

The post Taravari: Kush akuzon? BDI e “zjarrit” apo e “tenderit” appeared first on InfoShqip.com.

You may also like