Taravari: Këto zgjedhje do të jenë një kataklizëm për partitë në pushtet, shumë shpejtë do të ketë qeveri të re

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Arben Taravari në emisionin debativ tha se pret që opozita të merr 2/3 e komunave në zgjedhjet lokale, ndërsa sipas tij në 7 deri në 10 komuna do të dalin fitues që në rrethinë e parë.

“Jegunovcja, Gazi Baba, Dibër, Gostivar, Aerodrom, Gjorçe Petrovi. Po këto komuna ka gjasa reale që të fitojnë që në raundin e parë. Shifni, kjo është valë që nuk do të ndalet, mendojë se do të jetë kataklizëm për partitë në pushtet”, tha Taravari.

Tarvari tha se kjo qeveri është shumë jostabile dhe sipas tij ka gjasa shumë reale që të formohet një shumicë e re.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

“Ka pasur disa tentativa këto pesë gjashtë muaj, por nuk u realizua. Mendoj se pas zgjedhjeve lokale, posaçërisht nëse Shkupit fitohet, nga opozita, unë ju garantoj se nuk shkon një muaj e një gjysmë të ketë shumicë të re”, deklaroi Arben Taravari.

Ai tha se duhet të ketë shumicë të re dhe të shkohet në zgjedhje vitin e ardhshëm pasi që të stabilizohet gjendja me pandeminë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like