Taravari e Kasami përplasen për anëtarët dhe simpatizantë politikë

by admin
Spread the love

Pas deklaratës së kreut të Besës Bilall Kasamit, se eksponentë të Aleancës për Shqiptarët do t’i bashkëngjiten lëvizjes, kreu i ASH-së Arben Taravari i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë madje se deri tani në Aleancë kanë ardhur nëntë nëndegë të Besës.

“Unë e di se nëntë nëndegë të BESËS u bashkëngjiten në ASH në Gostivar dhe vazhdimisht kemi bashkëngjitje të anëtarëve të BESËS në Tetovë, se në vendet tjera nuk e di edhe ku ka BESA, por pa marrë parasysh, unë i uroj suksese Bilall Kasamit, shihemi në zgjedhje”, deklaroi Arben Taravari. Kryetar i ASH-së.

Ndej këtyre qëndrimeve reagoi kreu i Besës. Bilall Kasami tha se në ASH po ndodh një përçarje më e madhe se ajo e grupit të zjarrit të BDI-së.

“Sa iu përket largimeve dhe bashkëngjitjeve ai vetë e pranoi që ka mosmarrëveshje brenda strukturës së tij politike, e informatat që kemi ne nga komunikimet tona, ajo është shumë më shumë se grup zjarri. Sepse ASH votat i mori për të artikuluar zërin shqiptar. Është e pamundur që të bashkohet vota e ASH-së opozitare me votat e BDI-së që 20 vite janë në pushtet. Në zgjedhjet e fundit, ASH duke mos arritur të krijojë në aleancë të fuqishme opozitare i humbi zgjedhjet dhe tani si humbës, është pjesë e Qeverisë për të shpëtuar interesat e qeverisë edhe pse votat i mori në kauzë të kundërt nga kjo”, u shpreh Bilall Kasami. Kryetar i Lëvizjes BESA.

Përplasjet mes dy subjekteve nisën pas prishjes së koalicionit në nivel lokal dhe hyrjes së ASH-së në Qeveri. Krerët e dyja partive që drejtojnë Gostivarin dhe Tetovën filluan edhe largimin nga pozitat lokale të drejtuesve të sektorëve. /Alsat/

You may also like