Taravari: Dhënia e mbështetjes për kuorum në Parlament nuk është hyrja në Qeveri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Lideri i partisë politike Aleanca për shqiptarët, Arben Taravari paralajmëron se të premten do të sillet vendim për hyrje të mundshme në Qeveri.

Në pyetje të gazetarëve dhe komentit rreth dhënies së mbështetjes për sigurim të kuorumit për mbajtje të mbledhjes në Kuvend se kjo do të thotë mbështetje të shumicës dhe hyrje në Qeveri, Taravari u përgjigj se ajo që ndonjë parti do të sigurojë kuorum për punën e Parlamentit nuk do të thotë edhe hyrje në Qeveri.

“Jo, nuk ka lidhje. Nuk është hera e parë ndonjëherë edhe ne, ndërsa herën tjetër VMRO-DPMNE të sigurojë shumicë për të funksionuar Kuvendi. Kemi bërë edhe shumicë kur u miratua Buxheti. Kështu do të vazhdojmë pa dallim gjithçkaje”, tha Taravari në ngjarjen me rastin e shënimit të Ditës së mësuesit turk në Gostivar.

Ai shtoi se Aleanca për shqiptarët ka kontribuuar edhe për kuorum për votim të propozimit francez dhe marrëveshjen me Bullgarinë dhe përmendi se edhe krahas asaj që janë në opozitë në situata të caktuara, kur si parti dhe deputetë do të vlerësojnë se punës në Kuvend i nevojitet mbështetje, atë do ta bëjnë.

Rreth vendimit për formim të ekipit negociues dhe nëse zyrtarisht do të fillojnë negociata për hyrje në Qeveri, lideri i ASH-së, tha se për të premten ka caktuar takim me kryesinë qendrore të partisë.

“Atje do t’i sjellim vendimet përfundimtare, sepse e dini se Kuvendi qendror i caktoi Kryesisë qendrore ta sjellë vendimin përfundimtar dhe eventualisht nëse ka nevojë të formojë edhe ekip negociues. Për atë do t’ju informojmë me kohë”, nënvizoi Taravari.


You may also like