Tammy Abraham në histori, 92 vite që të barazohet rekordi te Roma

by admin
Spread the love

Tammy Abraham shënoi goli e parë të Romës kundër Bodo/Glimt në çerekfinalen e kthimit në Conference League.

Sulmuesi anglez shënoi golin e 24-t në sezonin debutues sezon me fanellën verdhekuqe, duke barazuar rekordin e vendosur në sezonin 1929-30 nga Rodolvo Volk.

Me siguri Abraham do të vërë rekordin e ri të golave për një debutues, pasi ka plot ndeshje të tjera për të luajtur deri në fund.

Një numër të tillë golash te Roma, pas vitit 2000 e kanë arritur vetëm Francesco Totti dhe Edin Dzeko.

Ish kapiteni ka shënuar 32 gola në sezonin 2006/07 dhe 25 gola në 2009/10, kurse Dzeko 39 gola në 2016/17 dhe 24 në 2017/18. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like