Talenti i Interit synon kombëtaren italiane: Grumbullimi nuk ka moshë

by admin
Spread the love

Empoli është rikthyer të fitojë edhe falë golave të Andrea Pinamontit. Sulmuesi që është në pronësi të Interit ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ka folur edhe për objektivat që ka për të ardhmen, si dhe situatën aktuale.

“Më bëhet shumë qejfi që emri im përflitet shumë, është një lloj shpërblimi pas shumë sakrificash. Përpiqem të mos i dëgjoj shumë zërat, por kur shoh që kam ekipe të interesuara në Itali dhe jashtë saj, më stimulon gjithmonë që të më mirë për të rritur edhe numrin e pretendetëve.

Hapi im i radhës është të bëhem një lojtar i rëndësishëm për një skuadër të rëndësishme. E përsëris edhe njëherë, si protagonist, jo si një lojtar plotësues”.

KOMBËTARJA- “Ndihem gati që të bëjë pjesë në ciklin e ri të të kaltërve. Jam rritur shumë këtë vit dhe nuk i vendos vetes limite. Të jem pjesë e Italisë është një nga objektivat e mi duke nisur nga sezoni tjetër.

Mancini nuk ka frikë t’i jap shansin lojtarëve të rinj dhe nëse dikush luan mirë, impenjohet, përmirësohet, nuk ka një moshë për të shkuar në kombëtare”. /oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official, Twitter

You may also like