Takimi në Greqi, ish-kryeministri Berisha: Gjuha shqipe në shkolla, besoj se qeveria greke s’do kundërshtojë

by admin
Spread the love

Në “Foltoren” e mbajtur këtë të dielë me shqiptarët që jetojnë në Greqi, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur optimist për hapjen e shkollave për mësimin e Gjuhës Shqipe në vendin fqinj.

Gjithashtu, ai tha se ka besim se qeveritë greke nuk do të kundërshtojnë çeljen e shkollave për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe historisë në përputhje me detyrimet e çdo vendi anëtar të BE për emigracionin dhe pakicat.

“Lidhur me shkollat, gjatë periudhës 2005-2013 në mënyrë më konstante, unë jam marrë me çështjen e hapjes së shkollave për emigrantët shqiptarë. Unë dua t’ju rrëfej ju se autoritetet greke me të cilat unë kam biseduar, janë treguar të gatshme të zbatojnë standardin e BE-së për emigracionin dhe ne filluam të punojmë për krijimin e këtyre kushteve. Unë kam besim se qeveritë greke nuk do të kundërshtojnë çeljen e shkollave për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe historisë, lëndës bazë në përputhje me detyrimet që ka çdo vend anëtar i BE për emigracionin dhe pakicat. Do të mbetet ajo një detyrim i yni dhe jam optimist se do e realizojmë”, shprehet Berisha.

You may also like