Takimi Lewandowski- Bayern, nuk ka akoma marrëveshje për rinovimin

by admin
Spread the love

Nuk ka akoma një marrëveshje zyrtare për një transferim të mundshëm të Robert Lewandowskit te Barcelona dhe dje ka patur një takim në Monako mes përfaqësuesve të Bayernit të Mynihut dhe agjentit të sulmuesit polak.

Sipas shtypit gjerman do të ketë takime të tjera gjatë javëve në vazhdim në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje. Barcelona i ka bërë agjentit të lojtarit një ofertë zyrtare dhe ai kërkonte të kuptonte synimet e klubit bavarez.

Gjithsesi nuk ka pasur të reja, sepse Bayerni ka deklaruar se nuk do që ta shesë Lewandowskin. Përkundrazi, klubi gjerman synon që të zgjasë kontratën e polakut, që skadon në vitin 2023. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like