Takimi i Blinkenit me ministrin e Jashtëm kinez/ Vizita e rrallë e sekretarit amerikan për të ulur tensionet SHBA-Kinë

by admin
Spread the love

Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Kinë për të filluar bisedimet dy-ditore në një nga vizitat e rralla që prej pesë vitesh të nivelit të lartë ndërsa dy fuqitë po përpiqen të qetësojnë ujërat mes rivalitetit të nxehur.

Të dyja palët kanë bërë thirrje për përmirësimin e komunikimit dhe parandalimin e konfliktit, me dy ekonomitë më të mëdha të botës që kanë kundërshtime mbi një sërë çështjesh duke filluar nga tregtia, teknologjia dhe siguria rajonale.

Blinken dhe ndihmësit e tij e hapën vizitën dy ditore duke takuar ministrin e jashtëm Qin Gang në një vilë shtetërore në kopshtet antike Diaoyutai të Pekinit.

Gang dhe Blinken ecën drejt një tapeti të kuq dhe shtrënguan duart ngjitur me flamujt kombëtarë , ndërsa pas tyre qëndronte një pikturë me male të thepisura dhe re të zymta. Biseda mes tyre zgjati disa orw ndwrsa, sipas departamentit amerikan tw shtetit, u ra dakord pwr stabilizim tw marrdhwnieve dypalwshe.

“Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbrojnë interesat dhe vlerat e popullit amerikan dhe do të punojnë me aleatët dhe partnerët për të çuar përpara vizionin tonë për një botë që është e lirë, e hapur dhe që mbështet zbatimin e rregullave të pranuara ndërkombëtarisht”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken më herët ka thënë se do përpiqet të shmangë llogaritjet e gabuara dhe të menaxhojë në mënyrë të përgjegjshme marrëdhëniet me shtetin që është identifikuar nga ligjvënësit amerikanë si sfida më e madhe e Uashingtonit në arenën globale.

Vizita ishte planifikuar për muajin shkurt, por u ndërpre në mënyrë të menjëhershme pasi ushtria amerikane rrëzoi, atë që u quajt një balonë spiune kineze në tokë amerikane.

Presidenti Biden përpara vizitës së nivelit të lartë, e quajti një episod qesharak dhe jo të rëndësishëm, atë të balonës, ndërsa tha se lidershipi kinez nuk qenë në dijeni, duke zbutur tensionet.

Ndërkohë dy liderët e vendit Xi Jingping dhe Presidenti Biden mund të takohen në samitin e ardhshëm të G20-ës në shtator në New Delhi.


Top Channel

You may also like