Takim Kovaçevski – Hulman Marti: Mbështetje nga Zvicra për progres të Maqedonisë së Veriut dhe integrimeve evropiane

by admin
Spread the love

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të jetë kontribut në stabilitetin e rajonit dhe të BE-së, vlerësuan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e Zvicrës në vend Veronika Hullman Marti.

Siç njoftoi shërbimi për informim i qeverisë, ambasadorja Hullman Marti e ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për progresin e vendit në integrimet evropiane dhe në planin vendor të reformave dhe theksoi se Berni do të vazhdojë t’i mbështesë reformat në shtet me rëndësi për qytetarët.

“Kryeministri Kovaçevski e konfirmoi rëndësinë e kontributit të Zvicrës, si një nga donatorët më të mëdhenj në vend, në realizimin e projekteve të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës. Gjatë kësaj, është theksuar mbështetje e madhe nga Zvicra në proceset demokratike të shtetit”, shtohet në kumtesë.

Në takim bashkërisht ishte konstatuar nevoja për hapje për dialog nga ana e të gjitha subjekteve politike në vend, kur bëhet fjalë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për nevojat e qytetarëve dhe në atë drejtim, është theksuar se rëndësia e Parlamentit funksional dhe të politikave të qëndrueshme në nivel lokal, gjatë zbatimit të projekteve evropiane dhe projekte të tjera në favor të qytetarëve.

“Kryeministri Kovaçevski informoi për përkushtimin e Qeverisë për zgjidhjen e situatës energjetike, si dhe drejtë avancimit të standardit jetësor të qytetarëve, me çka tashmë është rritur paga minimale, ndërsa bëhet fjalë edhe për rritje edhe të pensioneve”, theksohet në kumtesë.

Sa i përket situatës me Ukrainën, siç theksojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski njoftoi se vendi ashpër e dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se pozicioni i shtetit tonë është në linjë të partnerëve tanë strategjikë NATO, SHBA dhe BE.

“Në takim bashkërisht është konfirmuar miqësia e madhe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, me përcaktimin për avancimin e bashkëpunimit”, shtohet në kumtesë.

You may also like