Takim i ministrit Spasovski me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, të cilës i përfundon mandati në vend, iu falënderua për të gjitha arritjet, si dhe shprehu bindjen për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta dhe shtoi se në të vërtetë të gjitha agjencitë e KB-së në vend japin një kontribut të madh dhe me të njëjtit po shënohet bashkëpunim i shkëlqyeshëm, njoftojnë nga MPB.

“Мe këtë rast të dy bashkëbiseduesit bënë një rezyme të disa nga arritjet kyçe në periudhën e kaluar, gjatë së cilës, Përfaqësuesi i UNHCR-së, Sandri konstatoi se po bëhet histori në përmirësimin e të drejtave të njeriut, me rezultate të cilat shumë rrallë mund të hasen në vende tjera, shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në Evropë”, informojnë nga MPB-ja.

Përfaqësuesja e UNHCR-së i vëren edhe mundësitë e mira për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu bindjen se kjo do të ndodhë shumë shpejtë.

“Së bashku u konstatua bashkëpunimi i suksesshën si në rrallë vende të tjera i frytshëm siç potencoi Përfaqësuesi i UNHCR-së, Sandri, e cila siç potencoi në disa raste është vërejtur edhe në vetë selinë e UNHCR-së dhe shtoi se kjo është meritë si për ekipin e MPB-së, poashtu edhe personalisht për ministrin Spasovski dhe shtoi se ka pasur nder të madh, kënaqësi dhe privilegj të bashkëpunojë me ministrin Spasovski”, njoftoi MPB.

Me këtë rast, ministri Spasovski, Përfaqësues së UNHCR-së, Sandri i dhuroi edhe një dhuratë të përshtatshme nga MPB-ja në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e suksesshëm me MPB-në e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MARKETING



You may also like