TAJLANDË – 36 të vrarë, shumica fëmijë, pas një sulmi të armatosur

by admin
Spread the love

BANGKOK, 6 tetor /ATSH-AA-DPA/ – Të paktën 36 persona, kryesisht fëmijë, u vranë sot nga të shtënat masive në Tajlandë, njoftoi media shtetërore.

Një person i armatosur hapi zjarr në Qendrën për Kujdesin e Fëmijëve në provincën verilindore Nong Bua Lam Phu duke vrarë 30 persona.

“Raportet tregojnë për 36 persona të vrarë, kryesisht fëmijë”, raportoi transmetuesi publik tajlandez PBS News.

Raporti shton se sulmuesi ka vrarë veten, gruan dhe fëmijën e tyre.

Gjithashtu thuhet se ai ishte një ish-efektiv policie.

Qeveria kërkoi menjëherë hapjen e një hetimi për ngjarjen, që ajo e konsideroi të tmerrshme./  /os

You may also like