Tahiri: U bëj thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të trustit

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri,
ka thënë se logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, dhe
si e tillë e vlerësojnë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve
në kohë krize.  

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje deputetëve
që ta mbështesin Ligjin për tërheqjen e 30 për qind të shumës së Trustit.

“Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize. U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit. Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm”, ka shkruar Tahiri.

You may also like