Tahiri: Më shumë se 30% të grurit nuk mund ta sigurojmë sivjet (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Shoqatës së Bujqve, Tahir Tahiri, deklaroi se sivjet nuk do të mund të arrihet të sigurohet më shumë se 30 për qind të nevojave të popullatës me kulturën e grurit, gjegjësish me miell.

Kështu ai u shpreh për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke thënë se ky rezultat vjen duke u bazuar në rendimentet e ulëta dhe nga konstatimet e tyre dhe të ekspertëve, duke vlerësuar se raportet nga terreni janë zhgënjyese.

“Nuk e themi këtë për ta shqetësuar popullatën, por si informacion për institucionet tona që të jenë të përgatitur e të mobilizohen që për sasinë tjetër të grurit dhe të miellit të gjejnë forma se si të bëhet furnizimi”, u shpreh Tahiri.

You may also like