Tahiri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore

by admin
Spread the love

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se kjo e fundit nuk po është transparente ashtu siç duhet, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se në seancën e radhës do të diskutohet projektligji mbi vlerën e shtuar, për të cilin projektligj ai tha se, është nisë si ide e iniciative e Bedri Hamzës, kur ky i fundit ushtronte detyrën e ministrit të Financave.

Tahiri po ashtu ka folur edhe për çështjen e energjisë, ku tha se

“Ne kemi hapur debatin për këtë çështje ende pa u marrë vendimi nga ZRRE për shtrenjtimin e energjisë, ku edhe kemi kerku që rritja e çmimit të energjisë të mos ndodhë”.

Ai vazhdoi tutje, duke thënë se ata kanë kërkuar që ky vendim të anulohet dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar nga Qeveria që të gjejë zgjidhje më të përshtatshme.

Përveç rritjes së çmimit të energjisë, Tahiri adresoi edhe rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme, duke filluar nga ato esenciale e për të vazhuar edhe me tjerat. E gjë për te cilën ai tha se këto rritje të çmimeve po ua vështirësojnë jetën qytetarëve.

Tahiri foli edhe për Kodin Civil, të cilin e cilësoi si më të rëndësishmin.

“Ende shumë çështje rregullohen me legjislativin e ish- Jugosllavisë. Dhe ky Kod Civil do e largojë një pjesë të legjislacionit që ka mbetë nga koha e ish-Jugosllavisë”.

Tahiri foli edhe për martesat e gjinisë së njëjtë, ku tha se kjo është çështje për të cilën vendoset përmes debatit, e jo diçka që rregullohet menjëherë brenda Kodit Civil.

Tahiri përveç çështjes se energjisë, vazhdoi ta kritikojë Qeverinë edhe për çështjen e dialogut, ku ai, kërkoi nga Qeveria transparencë me të madhe.

”Sot nuk mund te flasim për draftin e një marrëveshje me Serbinë, draft të cilin ne nuk e kemi parë. Po ka ide, edhe veprime të cilat nuk po janë në favor të Kosovës, siç ka qenë çështja e targave, por edhe vendimi i ZRRE-së për mospërfshirjen e komunave veriore brenda shtrenjtimit të energjisë”, tha ai.

You may also like