Tahiri kritika ndaj Qeverisë: S’ka angazhim për agjendën legjislative

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe pozitën për mungesë të angazhimit në agjendën legjislative, raporton Ekonomia Online.

Tahiri pas dështimit
të mbledhjes së Kryesisë, tha para medieve se nga mazhoranca nuk po shihet
rritje e angazhimit për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve,

“Sa i përket
funksionim të Kuvendit, jemi dëshmitar që nuk kemi pasë një mbarëvajtjen të
duhur, normalisht që përgjegjësia bie mbi mazhorancës që është tregu jo efikase
në shumë aspekte. S’kemi arrit që nga fillimi me pasë një funksionim të mirëfilltë
që do t’i përgjigjej nevojave të qytetarëve. Rol të madh ka edhe Qeveria, pasi është
proceduesi më i madh i agjendës legjislative. Prandaj ka shumë të meta. Pra mos
funksionimi i kësaj ka dëmtuar shumë parti, pasi janë mbet pezull shumë
projekte të ndryshme. Prandaj prej fillimit nuk kemi parë angazhim për përmirësim
të efikasitetit. Ju e dini qëndrimin e PDK-së, që edhe gjatë verës kur ishte
kriza e pandemisë kemi tregu përkushtimin dhe angazhimin tonë e kemi kërkuar që
të mblidhemi më herët, t’i ndërpremë pushimet. Mirëpo, kjo mazhorancë ka
vazhduar me ritmin e njëjtë.

Ndërsa, Tahiri ka
theksuar se shumë shpejt PDK-ja do të përcaktohet për nënkryetarin e tyre në
Kuvend, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës.

“Besoj që sapo të përcaktohemi do t’ia bëjmë me dije. Unë besoj çështje ditësh”.

You may also like