Tahiri kërkon që të ftohet në raportim Xhelal Sveçla

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të vijë për raportim në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi sipas tij duhet të jetë Ligji i
Pagave.

“Tema që lidhet në komision ka të bëjë me ministrin e Punëve të Brendshme. Kemi pasur qëndrim të ministrit që Ligji i Pagave do të vijë në kuvend të fund të marsit. Mendoj që është urgjente të thërrasim ministrin e të shohim pse nuk ka komunikim as kumtesë se këto janë arsyet pse nuk po mund ta sjellim ligjin. Ky është komisioni që do ta ketë punën më të madhe të amendamenteve. Këtë kërkesë kam që të ftohet zotëri Sveçla në raportim për këtë çështje”, tha ai.

Deputetja e VV-së, njëherësh kryetare e këtij
Komisioni, Daorsa Kica-Xhelili, u pajtua që të ftohet për raportim ministri
Sveçla por që kërkoi paraprakisht të pyetet ky dikaster për datën se kur mund
të jetë i lirë ministri.

“Që nga konstituimi i komisionit nuk ka qenë
vitin që shkoj dhe unë mendoj që do të ishte më mirë që ta ftojmë në raportim
të rregullt të ministrit që ia bënë komisionit dhe pastaj aty mund t’i ngritni
të gjitha dilemat. Për datë do të doja që bashkë me administratën t’i
drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme për ta pyetur ministrin për disa
data tentative kur ai do të mund të ishte prezent në këtë komision dhe t’ia dërgojmë
ftesën për raportim. Unë jam dakord që të ftohet për raportim përfshirë për
këtë temë”, tha Kica-Xhelili.

You may also like