Tahiri: Escobari solli mesazh të qartë, dialogu të kaloj nën lidershipin amerikan

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duke komentuar vizitën e emisarit të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, u shpreh se mesazhi i tij ishte i qartë.

Sipas tij, çështja e dialogut tani ka lëvizur nga pika e shtatë në fillim të mandatit të Kurtit, në pikën e parë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se ajo që po ndodh tani për tani është se ka fokus në marrëveshje teknike të vogla e nuk diskutohet për esencën e problemit.

“Ne kemi kërkuar në seancën e fundit, kryetari Haradinaj ka kërkuar që kryeministri të vij në Kuvend dhe të raportoj për gjendjen aktuale. Për AAK-në dy çështje janë të rëndësishme, e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme për njohje reciproke dhe e dyta, kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan në mënyrë që të kemi marrëveshje që e mbyll çështjen e jo e hap”.

“Kjo vonesë është e pafalshme dhe si e tillë duhet të trajtohet me urgjencë. Kemi një situatë e cila vazhdon takim pas takimi, pa ndonjë rezultat”, tha Tahiri.

“Mesazhi i emisarit Escobar ishte i qartë se ShBA-të e mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës, që është vizion i yni strategjik. Kemi mungesë të transparencës nga ana jonë, prezenca e Escobar e ndihmon synimin e Kosovës për një marrëveshje finale”, tha ai.

You may also like