Tabaku: Shqipëria do të përfitojë shumë me hyrjen në BE (VIDEO)

by admin
Spread the love

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se Shqipëria do të përfitojë shumë me hyrjen e saj në Bashkimin Evropian.

“Do të kalojmë në një fazë tjetër për negocimin e fondeve, do të kemi akses të rritur sa i përket menaxhimit të fondeve strukturore të BE-së, por do të fillojmë të përfitojmë edhe nga katër liritë, duke filluar me lirinë e lëvizjes, kapitalit të punës digjitale e kështu me radhë, pra ne do të fillojmë një fazë tjetër, një rrugëtim tjetër. Që e vendos perspektiven e  Shqipërisë dhe shqiptarëve më pranë   vendeve të BE-së”, ka thënë Tabaku në Info Magazinë.

Ajo tha se kishin përfituar edhe më parë njësoj si vendet anëtare të BE-së, por që tani nuk kanë nevojë për vendimmarrje të tyre.

“Kur kishte ndodhur tërmeti ne përfituam nga mekanizmat e emergjencave, ndodhi COVID-i përfituam njësoj si vendet anëtare, por tash nuk kemi nevojë për një vendimmarrje të vendeve anëtare, por do ta kemi këtë vetëm si pjesë të faktit që jemi pjesë e negociatave”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, se kur përfundon ky proces është tërësisht në vullnetin e kësaj qeverie dhe qeverive të tjera që vijnë pas, njofton Klankosova.tv

“Nuk është se do të hapen vende të lira të punës, por perspektiva që do të hapet do të krijohet mundësia që të ketë më shumë shkëmbime tregtare, të ketë mundësinë e më shumë investimeve e më shumë bashkëpunimi, gjitha këto shkëmbime tregtare krijojnë mundësinë e vendeve të reja të punës”, ka vazhduar ajo.

Ajo shtoi se ligjet duke nisur nga ai i peshkimit e vreshtarisë do të përafrohen me ato të Bashkimit Evropian.

 

You may also like