“Ta shohim kush është më i fortë”, Pulisic “presion” Interit: Ëndërroj gol në derbi

by admin
Spread the love

Fundjava në Itali është e gjitha e rezervuar për një nga ndeshjet më të pritura dhe më të ndjera siç është derbi mes Interit dhe Milanit.

Të dyja skuadrat vijnë në formë të shkëlqyer duke fituar të treja ndeshjet e para ndërsa dyshja milaneze konsiderohen edhe si favoritët kryesorë për të fituar titullin.

Në fakt, është ende herët, megjithatë secila prej skuadrave kërkon të dërgojë një mesazh teksa Christian Pulisic i Milanit thekson se është shumë kurioz të shohë se cili ekip është më i fortë. Anësori i transferuar këtë verë te kuqezinjtë shpreson të shënojë një gol në derbi dhe të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë tre pikët e radhës.

“Kam luajtur në shumë stadiume të bukura, por San Siro është impresionues. E mbaj mend atmosferën që krijohej edhe kur e kam vizituar si kundërshtar me Chelsean, ishte e pabesueshme. Derbi kundër Interit është ndeshja perfekte për të zbuluar se kush është skuadra më e fortë. Ëndërroj të shënoj gol, ose edhe të jap një asist. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe shpresoj ta fitojmë”, u shpreh Pulisic./ Supersport


Top Channel

You may also like