Szunyog kërkon ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, u bën thirrje qytetarëve të votojnë

by admin
Spread the love

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se është e nevojshme që Kosova të bëjë ndryshime në Ligjin e Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ambasadori
Szunyog tha se raporti i përgjithshëm i BE-së për zgjedhjet në Kosovë, pritet të
publikohet vitin e ardhshëm.

“BE ka ekipet vëzhguese edhe për këtë raund, kemi dhjetëra vëzhgues afat gjatë dhe për kohë të shkurtë. Raporti i tyre do të publikohet të martën, dhe po presim që vitin e ardhshëm do të jetë i gatshëm edhe raporti i përgjithshëm i zgjedhjeve. Dua të theksoj nevojën për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, janë vënë në pah disa probleme si për zgjedhje parlamentare si për ato lokale, mendoj se kjo duhet të shihet si prioritete nga Qeveria e Kuvendi. Ka pasur rekomandime të ndryshme që nga viti 2017, 2019 dhe 2021. Jam i sigurt se do të ketë rekomandime tjera. Është koha për Kosovën t’i adresojë dobësitë që ka në legjislacion”.

Këto deklarata i dha pas vizitës në vendvotimin në Fakultetin Filologjikë, ku Szunyog u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në raudin e dytë.

“Gjithçka po
doket që është duke shkuar mirë, njerëzit në vendvotime janë të trajnuar dhe
janë duke e bërë punën profesional. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, dhe
jam i impresionuar. E vërejtja që pjesëmarrja është më pak se në raundin e parë,
shpresoj që njerëzit të marrin pjesë më shumë, se është mundësi për qytetarët për
të ndikuar në komunën e tyre. I bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë”.

You may also like