Syzana Istrefi e ka ndalur kohën, shkëlqen në ditëlindje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Syzana Istrefi dikur ylli absolut i skenës muzikore në vend, prej vitesh është distancuar nga muzika dhe jeta publike. Ajo, punon në Televizionin Publik të Kosovës – “RTK”.

Këngëtarja, që një herë e një kohë ishte një nga më të dashurat e publikut, sot thjeshtë i gëzohet suksesit të dy vajzave në muzikë.

Syzana, është nënë e Nora e Era Istrefit, të dyja top këngëtare në industrinë e muzikës në vend dhe botë, të cilat e kanë trashëguar talentin nga e ëma.

Sot, Syzana Istrefi feston ditëlindjen dhe si gjithmonë shkëlqen e tërë, teksa falënderon të gjithë për urimet që i kanë adresuar, shkruan “Kosovarja”.


You may also like