Sytë nga Klasikja e Shqipërisë dhe Kukësi-Dinamo, plani i Superiores

by admin
Spread the love

Superiorja rikthehet të shtunën dhe pritet të marrë përgjigje të tjera në lidhje me Europën dhe mbijetesën, pasi Tirana e fitoi titullin kampion dhe Laçi e siguroi vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në Conference League.

Të gjitha ndeshjet e javës së 34-t do të luhen të shtunën, prej orës 17:00. Kukësi-Dinamo dhe Egnatia-Partizani janë dy nga sfidat që priten me interes përsa i përket rezultatit, pasi të gjitha ekipet kanë objektiva për të arritur.

Ndryshe është Skënderbeu-Laçi, apo Tirana-Vllaznia. E para mund të jetë në kufijtë e miqësores, ndërsa klasikja e Shqipërisë ka vetëm shkodranët të karikuar, pasi duan të sigurojnë Europën.

Kastrioti-Teuta është një tjetër duel i kësaj jave. Durrsakët janë të karikuar për të pretenduar kupat e Europës dhe synojnë të fitojnë, me shpresën që rivalët do të ndalen. / oversport.tv

You may also like