Synohet finalja e madhe, sfida interesante në Europa dhe Conference League

by admin
Spread the love

Do të luhen sot në mbrëmje në orën 21:00 dy sfidat e para gjysmëfinale të Europa League. Në “RB Arena” vendasit e Leipzig do të masin forcat me skocezët e Rangers. Kampl, Orbán dhe Simakan do të mungojnë për vendasit në mbrëmjen e sotme, ndërsa Rangers ka mundësinë të hedhë në fushë fomacionin më të mirë.

Formacionet e mundshme:

Leipzig: Gulácsi; Klostermann, Gvardiol, Halstenberg; Henrichs, Laimer, Forsberg, Angeliño; Olmo; André Silva, Nkunku

Rangers: McGregor; Tavernier, Goldson, Bassey, Barišic; Lundstram, Jack; Arfield, Aribo, Kent; Sakala

West Ham dhe Eintracht Frankfurt do të ndeshen në Londër në gjysmëfinalen tjetër të turneut. Anglezët kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë që ti afrohen finales së madhe, ndërsa gjermanët pasi eliminuan Barcelonën synojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me kundërshtarin e radhës. Jakić dhe Ndicka do të mungojnë për Frankfurtin në sfidën e sotme.

Formacionet e mundshme:

West Ham: Areola; Johnson, Dawson, Rice, Cresswell; Souček, Noble; Bowen, Lanzini, Fornals; Antonio

Frankfurt: Trapp; Touré, Tuta, Hinteregger; Knauff, Sow, Rode, Kostić; Kamada, Lindstrøm; Borré

Do të luhen sot edhe dy sfidat gjysmëfinale të Conference League në orën 21:00. Feyenoord do të presë në shtëpi francezët e Marseille, ndërsa Leicester do të luajë kundër Romës së Mourinhos. Skuadrat kërkojnë të marrin maksimumin në këto sfida, sepse synojnë një vend në finalen e madhe të turneut, që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania” në 25 maj. / Oversport.tv

Foto: uefa.com

You may also like