Sveçla: Janë goditur dy veturat që transportonin zyrtarë policorë në veri

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes, raporton Ekonomia Online.

Sveçla e ka quajtur sulm terrorist me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor, derisa tha se ky është sulmi i katërt më radhë.

Ai ka thënë se zyrtarët policorë të cilët po shkonin në pikat kufitare për ndërrimin e tyre, janë sulmuar me granatë dorë dhe armë AK-47.

“Sot ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për ndërrim në pikat kufitare. Ky sulm me granatë dore si një akt terrorist është bërë me qëllim frikësimit të zyrtarëve policor. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme. Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqë metalik me qëllim që të pamundësojnë punën e policisë së Kosovës dhe të rrezikojnë jetën e pjesëtareve të policisë”.

“Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë.
Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku policia është gjuajtur me armë zjarri dhe
sot janë goditur dy veturat që transportonin zyrtarë policor në pikat kufitare”.
Angazhimi serioz i institucioneve posaçërisht policisë që të vendos rend dhe
ligj është bërë pengesë për Serbinë dhe grupe të caktuara që mbështeten nga Serbia”,
tha Sveçla.

You may also like