Suspendohet polici që dyshohet se gjuajti me armë në Jezerc, konfirmon IPK

by admin
Spread the love

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj ka treguar masat e ndërmarra kundrejt zyrtarit policor që dyshohet se gjuajti me armë në Ferizaj.

Një zyrtar policor është suspenduar nga Inspektorati i Policisë, pas dyshimit se ka gjuajtur me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar për Portali Dukagjini, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

“Po një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajte me armë, i njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt sipas autorizimit të Prokurorisë”, ka thënë Hodaj për Portali Dukagjiini.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:15 dhe se të raportuar ishin dy persona.

Të njëjtit, sipas raportit, kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura.

“Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, nga janari e deri më tani kanë pranuar mbi 900 ankesa, derisa ka rekomanduar suspendimin e mbi 100 policëve.

Ndërkaq, mbi 90 policë janë të arrestuar.

You may also like