Surprizon Mourinho: Finalja e Tiranës më e rëndësishmja e karrierës time

by admin
Spread the love

“Finalja e Conference League ëstë finalja më e rëndësishme e karrierës time. E kemi kërërkuar me shumë ngulm. Të tjerat i kam luajtur tashmë, kjo ende duhet të luhet dhe dua ta fitoj”. Këto kanë qenë disa nga fjalët e Jose Mourinho që duket i karrikuar në prag të finales së Tiranës që do të zhvillohet më datën 25 maj.

“Po mendoj për rrugëtimin që kemi bërë në Europë, me finalen do të arrijmë në 15 ndeshje të zhvilluara. Të luash në Europë dhe më pas në kampionat kryesisht përballë skuadrave që po përgatiten përgjatë gjithë javës, do të thotë që e gjithë kjo është paguar me pikë. Duke parë renditjen, rishikoj menjëherë ndeshjet e të enjteve dhe gabimet e arbitrave”, shtoi Mourinho në intervistën për Sky Sport.

“Përballja në gjysmëfinale me Leicester ishte shumë e vështirë, por kemi menduar gjithmonë se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Kemi luajtur gjithmonë me seriozitet dhe ambicie.

Më pas janë edhe pasojat negative dhe nevojitet që të bëjmë gjithçka për të marrë një “dëmshpërblim” dhe të fitojmë kupën.

Feyenoord ka 1 javë më shumë përgatitjeje? “Nuk është një avantazh i vogël, por i madh. Ne do të përballemi me Torinon që është një ndeshje e rëndësishme, e vështirë që t’i lë të gjithë të pushojnë. Është një ndeshje unike dhe ne duhet ta harrojmë këtë avantazh”. /oversport.tv

You may also like