Surpriza e motit për të dielën, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

by admin
Spread the love

Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

The post Surpriza e motit për të dielën, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Lajme.al.

You may also like