Superliga e Evropës ndryshon, por nuk dorëzohet/ Ja projekti i ri i Juves, Realit dhe Barcelonës

by admin
Spread the love

Pak më pak se një vit pas atij 19 prilli 2021, që rrezikoi të ndryshonte historinë e futbollit me njoftimin nga klubet promotore për lindjen e turneut të ri “elitar”, tre nismëtarë kanë “mbijetuar”, krahasuar me 12 të tjerë që “dhanë jetë” mes revolucionarëve të Champions-it.

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi janë gati të prezantojnë një projekt të ri, të përmirësuar dhe korrigjuar në krahasim me atë që u refuzua pa hezitim edhe nga tifozët, si dhe nga UEFA.

Presidentët e këtyre tri klubeve, të bashkuar nga dëshira për të luftuar dhe përmbysur udhëzimet aktuale të UEFA-s, të drejtuar nga Aleksander Ceferin, kanë qëndruar gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin në përpjekje për të të gjetur një marrëveshje dhe mos u dorëzuar.

Ata kanë hartuar format të ri për një turne të destinuar të zëvendësojë Ligën e Kampionëve. Reforma e këtij kompeticioni, që do të hyjë në fuqi nga viti 2024, nuk i nuk kënaq drejtuesit e treshes së madhe të Spanjës dhe Italisë.

Plani i ri për Barcelonën, Juventusin dhe Realin, raporton “The Telegraph”, nënkupton një Superlegë jo të mbyllur. Pra, jo me pjesëmarrës të përhershëm dhe një përqindje minimale të skuadrave që do të kualifikohen në bazë të vendosjeve të tyre në kampionatet kombëtare përkatëse.

Nëse është kështu, një nga pikat më të kontestuara nga UEFA dhe nga vetë tifozët, që e kishte afruar Superligën si Euroligën e basketbollit, do të zhduket, duke forcuar meritokracinë sportive, e cila ka qenë gjithmonë në bazë të pjesëmarrjes së skuadrave në kupat evropiane.

Në të vërtetë, projekti i ri synon të gjejë klube konkurruese edhe në kombet jo-lider të futbollit, si Irlanda apo Luksemburgu, skuadrat e të cilave më në fund do të kenë të drejtën për të hyrë në futbollin e nivelit të lartë.

Shkurtimisht, një turne që premton të bëhet himn i demokracisë sportive, por që synon gjithmonë të luftojë avantazhet e caktuara nga UEFA për “klubet” shtetërore. Referenca është mbi të gjitha për PSG-në, klubin e presidentit Al Khelaifi, i cili përfiton nga lehtësimi i rregullave të “fair play financiar”.

UEFA akuzohet prej tyre për lidhje të ngushta me disa pronarë klubesh, që janë sponsorë komercialë të garave dhe skuadrave të caktuara.

You may also like