Superiorja me finale: Tirana-Laçi kryesfida, luhet edhe në Rrogozhinë e Shkodër

by admin
Spread the love

Superiorja u rikthye një ditë më parë, me dy ndeshje që nuk patën asnjë fitues. Në Korçë Skënderbeu barazoi me Vllazninë, ndërsa në Elbasan përfundoi 0-0 derbi Dinamo-Partizani.

Sot ka tre ndeshje të tjerë për llogari të javës së 22-të të Superiores dhe gjithçka nis nga Rrogozhina, aty ku zhvillohet një finale për mbijetesën mes Egnatias dhe Kastriotit.

Vendasit synojnë vetëm fitoren, kurse krutanët mund të kënaqen edhe me një barazim, duke parë si kanë dalë rivalët për mbijetesë këtë javë dhe për faktin që luajnë në transfertë.

Pasditja më pas ka super sfida. Stadiumi “Air Albania” hap dyert për ndeshjen kryesore të javës, mes Tiranës kryesuese dhe Laçit të vendit të dytë. Tre pikë është diferenca mes tyre dhe bardheblutë janë të uritur të reagojnë pas humbjes me Kastriotin javën e kaluar.

Po në orën 16:45 do të zhvillohet një tjetër takim, Kukësi-Teuta në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Verilindorët duan të reagojnë, kurse kampionët në fuqi të kërkojnë një fitore vazhdimësie.

Kategoria Superiore – JAVA 22

E shtunë, më 26 shkurt 2022
Ora 13:45 | Egnatia-Kastrioti
Ora 16:45 | Tirana-Laçi
Ora 16:45 | Kukësi-Teuta

E premte, më 25 shkurt 2022
Skënderbeu-Vllaznia 2-2
Dinamo-Partizani 0-0

/ oversport.tv

You may also like