Supergoli i Skukës nuk mjafton, Tirana është ekipi kampion i Shqipërisë  

by admin
Spread the love

Tirana është shpallur kampion i Shqipërisë pasi mposhti në derbin e Tiranës, Partizanin me rezultatin e ngushtë 2-1. Në “Elbasan Arena” ekipi i Orges Shehit fitoi titullin e 26-të të Kategorisë Superiore dhe arriti ta bënte këtë gjë ndaj rivalëve të përjteshëm falë golave të Seferit dhe Totre.

Ndeshja nisi vrullshëm për të dyja ekipet me Partizanin që shpërdoroi një shans të artë shënimi që në minutat e para me Carën. Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, ishte Xhuliano Skuka që prishi ekuilibrat pas një supergoli akrobatik duke mposhtur portierin Visar Bekaj.

Ndeshja shkon në 1-0 dhe duket se festa e Tiranës do të shtyhet sërish. Këtë gjë nuk e mendon Taulant Seferi që shfrytëzon një top të mirë në zonë dhe mposht Alban Hoxhën duke vendosur sërish ekuilibrat në derbi.

Në barazim 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë mjaftuan vetëm 2 minuta që Tirana të gjente golin e avantazhit. Një goditje e bukur e Torte nga jashtëzone e bëri të pavlefshëm fluturimin e Alban Hoxhës që nuk kishte çfarë të bënte tjetër përveçse të nxirrte topin nga rrjeta.

Tirana me këtë rezultat është kampione e Shqipërisë dhe përpiqet të menaxhojë avantazhin. Partizani nga ana tjetër provon të kundërpërgjigjet dhe fiton një 11-metërsh me Skukën. Megjithatë, gjyqtari i takimit u konsultua me sistemin VAR dhe pas pamjeve filmike gjithçka u anulua pasi ndërhyrja ishte e rregullt.

Edhe minutat e mbetura prodhuan disa raste të mira, por në asnjë moment lojtarët nuk u treguan të qartë përballë portës. Kështu derbi u mbyll me triumfin bardheblu që tashmë është edhe matematikisht kampione e Shqipërisë me tre javë të mbetura nga fundi i kampionatit.

Partizani ndërkohë vazhdon të rrezikojë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Ekipi i Mehmetit ndodhet në vendin e tretë me 49 pikë, por Kukësi e Vllaznia që kanë 46 do të ndeshen të hënën me njëri-tjetrin. /oversport.tv

KATEGORIA SUPERIORE – Java 33
Partizani – Tirana 1-2
Shënues:
Skuka 21’ / Seferi 27’, Totre 47’

You may also like