Super talenti Broja rikthehet në stërvitje, e konfirmon Southamptoni

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Southamptoni.

20-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit për skuadrën e tij për shkak të një lëndimi që tashmë e ka lënë pas.

Klubi anglez që ka publikuar disa fotografi të “bomberit” shqiptar në stërvitje.

“Broja është kthyer”, ka njoftuar shkurtimisht klubi i Southamptonit duke gëzuar tifozët.

Futbollisti shqiptar është aktivizuar në gjashtë përballje këtë edicion, ndër të cilat ka realizuar dy gola, transmeton frontonline.

Broja është i huzuar te Southamptoni nga Chelsea deri në fund të edicionit.

https://www.facebook.com/southamptonfc/posts/4907580615921786

You may also like