Super lajm – Valon Berisha rikthehet nga lëndimi, ja kur pritet të luaj

by admin
Spread the love

Valon Berisha është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Reimsit në fundjavë.

Reimsi të dielën luan në udhëtim te Angersi nga në orën 15:00, në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit të Francës.

Lajmi për rikthimin e Berishës është konfirmuar nga trajneri Oscar Garcia të premten në konferencën për shtyp.

Berisha, bashkë me Thomas Foket dhe Mitchell van Bergen, kanë stërvitur pa telashe gjatë tërë javës.

Berisha që ka munguar prej 5 dhjetorit kur u lëndua pikërisht kundër Angersit, e ka një asistim në 12-të ndeshje gjithsej.

“Kemi tre lojtarë që janë kthyer nga lëndimet. Thomas Foket, Valon Berisha dhe Mitchell van Bergen”, është shprehur shkurt trajneri Garcia, derisa përmendi edhe disa të tjerë që mbeten ende të lënduar.

Pjesë e Reimsit është edhe Arbër Zeneli. Zeneli ka regjistruar dy asistime në dy ndeshjet e fundit, në ndeshjet e para pasi u kthye nga lëndimi.

Reimsi është në pozitën e 13-të pas 27 ndeshjeve dhe ka 32 pikë.

You may also like