Sulmuesi “trazon” bavarezët, lë pezull të ardhmen: Nuk e kam mendjen te rinovimi

by admin
Spread the love

Leroi Sane së bashku me Herri Kejnin krijuan binomin më të frikshëm në Europë në bazë të kontributeve të ndërsjella me asiste dhe gola.

Muaji nëntor dhe fillimi i dhjetorit kanë sjellë zbehje në formën e sulmuesit gjerman, aty ku kartoni i kuq në miqësoren ndaj Austrisë ende ka lënë “trauma” në mungesën e përqendrimit te 27-vjeçari.

Pas takimit me Mançester Junajtidin, anësori ka cekur edhe temën e rinovimit, duke çuditur jo pak mbështetësit e kampionëve të Bundesligës, teksa ka thënë se nuk e kam mendjen aty në situatën aktuale:

“Të jem realist nuk po e mendoj diçka të tillë. Shpresoj dhe besojë t’u rikthehem golave dhe asisteve sa më shpejt të jetë e mundur. Përmirësimi i performancës mbetet thelbësor mbi vazhdimësinë. Synoj të rris përqendrimin, pas asaj ndeshjeje të beftë në Frankfurt. Në një moment të caktuar do të ulem me bordin dhe do të marr vendimin final.

Po ka kohë deri atëherë, kështu që të shijojmë ciklin ekzistues. Kalimi i viteve në Mynih më ka familjarizuar me qytetin. Unë jam rritur në Perëndim të Bohumit, e kisha pak të vështirë procesin e përshtatjes, ndonëse më parë kam qenë si futbollist profesionist edhe në Mançester”, përfundoi Leroi Sane.

Ai ka kontratë me kampionët e Bajernit deri në verën e vitit 2025, ndërsa gjigantët nga Mynihu kërkojnë të blindojnë “raketën” gjermane. Liverpuli dhe Reali janë klubet më të interesuara për lojtarin me karakteristika ofensive.

PANORAMASPORT.AL

You may also like